Presidenti përfundoi konsultimet për formimin e qeverisë së re në Mal të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç ka përfunduar konsultimet formale për zgjedhjen e mandatarit për formimin e qeverisë së 44-të, raporton ABC. Milatoviç do të mbajë konferencë në Rezidencën në Cetinje nesër në ora 12:00, njoftoi zyra e tij.

Procesin e konsultimit që filloi më 31 korrik, Millatoviç e përfundoi me bisedimet e sotme me përfaqësuesit e Malit të Zi të Bashkuar, të udhëhequr nga lideri i kësaj partie, Goran Daniloviç, si dhe Forumit Shqiptar, përfaqësuar nga lideri i saj, Nik Gjeloshaj.

“Gjatë konsultimeve formale në më pak se dy javë, presidenti Milatoviç ka biseduar me përfaqësuesit e 18 subjekteve politike të përfaqësuara në Parlamentin e Malit të Zi për temat e prioriteteve, strukturës, modeleve dhe mbështetjes për formimin e qeverisë së re”, theksoi kabineti i presidentit.