Prej kohës së kovidit, në Maqedoninë e Veriut vazhdoi rritja e pagesave në formë digjitale

Në Maqedoninë e Veriut, krahasuar me vitin paraprak, pagesat elektronike në vitin 2025-të kanë shënuar rritje për 17.7  në numër dhe 28.6 përqind në vlerë. Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut theksoi se ky trend i rritjes u nxit prej kohës së koronavirusit, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë vitit 2025, qytetarët përdorën gjithnjë e më shumë transfertat e kreditit (të ashtuquajturat urdhërpagesa) për të kryer pagesa në vend, me një rritje vjetore prej 6,6% në numrin e transaksioneve dhe 16,7% në vlerën e tyre”, raportoi Banka Popullore.

Banka raportoi se rritja vjetore prej 4 pikësh përqindjeje, është rritja më e lartë që nga koronavirusi.

“Si rezultat i këtyre zhvillimeve, pjesa e urdhërpagesave elektronike arriti në 36% të numrit të përgjithshëm të urdhërave të iniciuara nga qytetarët”, raportoi banka.

Përdorimi i kartelave pagesore shënoi rritje prej 8.4 përqind në numër dhe 12.7 përqind në blerë.

“Rritja e pagesave me kartela pagesore mbështetet nga shpërndarja e gjerë e kartelave në vend, e cila arriti në rreth 2 milionë kartela në fund të vitit 2025. Për më tepër, 98,7% e kartelave pagesore lejojnë pagesa pa kontakt, gjë që u ofron lehtësi qytetarëve në kryerjen e pagesave”, raportoi Banka, duke shtuar se për 3.5 përqind u rritën numri i pajisjeve për pranimin e pagesave me kartela, duke arritu në 36 mijë pajisje.