Prej 4 deri më 6 mars në Prishtinë do të mbahet konferenca për siguri kibernetike “Cyber Zero”

Prej 4 deri në 6  mars në Prishtinë do të mbahet edicioni i tetë i konferencës ndërkombëtare për siguri kibernetike “CYBER ZERO” në Ballkanin Perëndimor e organizuar nga Shoqata Kibernetike Shqiptare dhe FINDBUG, me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, shkruan Portalb.mk.

Në konferencë është planifikuar të ketë mbi 50 folës, 10 diskutime në panel dhe mbi 2,000 pjesëmarrës. Tema e dytës së parë kryesisht do të jetë sigurinë kibernetike, e dyta për dezinformimin dhe lajmet e rreme, ndërkaq në ditën e tretë mediat dhe organizatat e shoqërisë civile do të ketë mundësi të marrin më shumë njohuri për përdorimin e veglave të Inteligjencës Artificiale me qëllim që ta rritin performancën e tyre për analiza, video dhe audio.

“Pjesëmarrjen në këtë konferencë tashmë e kanë konfirmuar, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, si dhe personalitete tjera të shquara nga vendet e rajonit si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”, thonë për Portalb.mk nga Shoqata Kibernetike Shqiptare.

Në edicionin paraprak, kishte mbi 1.000 pjesëmarrës, 55 folës ekspertë, 9 panele diskutimi dhe një konkurs etik për hakerët i njohur si “DITA KUR HACKING ËSHTË LEGAL 7”. Një total prej 28 hakerash etikë konkurruan për një shpërblim prej 20,000 dollarësh për të identifikuar dobësitë në media dhe platformat e shoqërisë civile.

Këtë vit, siç informojnë organizatorët pritet që të marrin pjesë 10 liderë kryesorë globalë me bazë në SHBA në fushën e sigurisë kibernetike, secila prej tyre do të ofrojë njohuri produktet dhe zgjidhjet më të fundit që synojnë ta bëjnë botën digjitale një vend më të sigurt.

Më shumë detaje mund të gjeni: KËTU.