Prej 3 mijë deri 10 mijë denarë do të subvencionohet rritja e pagave në sektorin privat, paralajmëroi Bytyqi

Si pjesë e  e pakos së nëntë të masave antikrizë që Qeveria e harmonizoi në seancën e sotme, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi ka theksuar se do të subvencionohet sektori privat, me mundësi rritje të pagës nga 3.000 në 10.000 denarë, raporton MIA

Për dallim nga zgjidhja e paraprake ligjore, me të cilin pati mundësi të rriten pagat në sektorin privat nga 600 deri në 6.000 denarë, Bytyqi tha se masa e re ka disa kufizime, por me mundësi të rritjes së pagave nga 3.000 në 10.000 denarë, ndërsa për shumën e rritur të pagës, punëdhënësi do të paguajë vetëm tatimin mbi të ardhurat personale, ndërsa do të lirohen nga pagesa e kontributeve.

Bytyqi konsideron se kjo masë drejtpërdrejt do të ndikojë në uljen e ekonomisë joformale dhe siç tha ai, është pjesë e aktiviteteve të strategjisë së ekonomisë joformale.

“Kufizimi është se këtë masë mund ta përdorin të të gjithë të punësuarit që kanë pagë deri në një pagë mesatare e gjysmë të paguar për tre muajt e fundit. Kjo do të thotë se nëse në muajin dhjetor, nëntor dhe tetor, paga mesatare e paguar për një të punësuar nuk është më e madhe se një pagë mesatare e gjysmë, masën mund ta shfrytëzojnë në 12 muajt e ardhshëm për rritje prej 3.000 deri në 10.000 denarë, e cila do të dakordohen me punëdhënësin. Njëkohësisht ata marrin lirimin në periudhën e ardhshme”, tha Bytyqi në konferencën e sotme për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Ndryshe, kryeministri Dimitar Kovaçevski sot prezantoi pakon e nëntë të masave antikrizë në vlerë prej 662 milionë euro, e cila u miratua sot në seancë qeveritare.

Me pakon e nëntë të masave antikrizë do të përfshihen 120 mijë të rinj, mbi 74 mijë qytetarë të kategorisë së rrezikuar sociale, mbi 187 mijë pensionistë, 40 mijë bujq, pothuajse 540 mijë shfrytëzues të aplikacionit TVSH-ja ime, 600 mijë amvisëri, si dhe mbi 70 mijë kompani.

Me masat sistematike për vitin 2023 dhe 2024 janë përfshirë mbi 338 mijë pensionistë dhe 106 mijë të puënsuar në administratë.

Kujtojmë se pakon e re të masave antikrizë, në fillim të muajit e paralajmëroi ministri Kreshnik Bekteshi, i cili tha se pasi të miratohen do të fillojë menjëherë aplikimi i tyre,.

“Pakoja e masave antikrizë u nda dje nga Ministria e Financave me kabinetin e kryeministrit, me ne dhe me institucione të tjera të përfshira në krijimin e saj. Me shumë mundësi masat do të shpallen dhe ato do të fillojnë të zbatohen nga mesi ose në fund të javës së ardhshme”, tha Bekteshi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Përveç pakos së re të masave kundër krizës, Bekteshi bëri të ditur se propozim-ligji për praktikat e padrejta tregtare pritet të miratohet në Qeveri, i cili më pas do të dërgohet në Kuvend.