Prapaskenat e negociatave të ndjeshme, si u arrit ujdia për armëpushim në Ukrainë?

Ministra të Mbrojtjes, këshilltarë të sigurisë kombëtare dhe liderë europianë kanë punuar palodhshëm në prapaskenë që të sigurohet ujdia – dhe tani topi është në fushën e Putinit, shkruan gazeta britanike “The Times” në një shkrim për zhvillimet larg syrit të publikut, transmeton Kallxo.com.

Po bëhej vonë në “Hotel de Brienne”, rezidencë zyrtare e ministrit francez të Mbrojtjes në zemër të Parisit.

John Haeley, sekretari britanik i Mbrojtjes, dhe homologu francez, Sebastien Lecornu, ende kishin shumë për të folur.

Pas më shumë se tre vjetësh lufte në Ukrainë, kishte ardhur momenti për një kthesë të madhe, me kristalizimin e një plani paqeje. Por për Europën, puna e madhe e garantimin të çfarëdo paqeje në marrëveshje ishte vetëm fillimi i punës.

Roli i dyshes ministrore

Dyshja u tërhoq në një sallë anësore kokë më kokë me nga një kokë konjaku francez. “Ata kishin ndjenja pozitive, por pastaj erdhi kjo vendosmëria për ta përshpejtuar punën tonë si shtete europiane. Ne duhet ta mbrojmë Ukrainën. Britania dhe Franca duan t’i japin drejtim kësaj pune”, ka deklaruar një burim, i informuar me rrjedhat e brendshme për gazetën britanike “The Times”.

Humori ishte ngritur më herët në mbrëmje prej nervozes prej asaj se çfarë mund të kishte ujdia në një optimizëm të matur.

Dhe derisa kamerierët po shërbenin darkën, ku kishte edhe patet e kërpudha, djathë francez e gatesa të tjera, erdhi lajmi nga Xheda, qytet liman i Arabisë Saudite në Detin e Kuq.

Ukraina thuhej se ishte e gatshme të pranonte një marrëveshje për armëpushim të menjëhershëm prej tridhjetë ditësh në luftë me Rusinë, pas bisedimeve të nivelit të lartë që kishin zgjatur deri vonë në mbrëmje. Presidenti Donald Trump kishte shfuqizuar ndalesën për ndarjen e inteligjencës për Kievin dhe se do të kthehej edhe ndihma ushtarake amerikane për ukrainasit.

Më herët gjatë ditës, më shumë se tridhjetë shefa ushtrie ishin mbledhur në kryeqytetin francez për të hartuar plane të hollësishme ushtarake për një forcë paqeruajtëse të prirë prej europianëve.

Biseidmet po zhvilloheshin pas shqetësimeve se aleanca disadekadëshe e NATO-s ishte dobësuar prej deklarimit të Trumpit se ai nuk do t’i mbronte vendet që nuk kishin paguar për mbrojtjen e tyre.

“Mbase armiqtë tanë nisën të shihnin çarjet”, deklaroi gjenerali i pensionuar amerikan, Ben Hodges.

Takimi ndërmjet Healeyt dhe Lecornut zgjati më shumë se kishin pritur këshilltarët e tyre. Pothuajse tri orë më vonë, Haeley kishte marrë udhë drejt rezidencës së ambasadorit britanik, ‘Hotel de Charost”, të blerë prej Dukës së Uellingtonit nga Pauline Leclerc, motra e Napoleon Bonapartës.

Përfshirja britanike pa rënë në sy

Britania ishte “përfshirë privatisht” në prapaskenë që të ndihmonte Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën që të siguronin ujdinë, kanë bërë të ditur për “The Times” burime brenda qeverisë britanike.

Jonathan Powell, këshilltar për siguri kombëtare i kryeministrit britanik, ishte nisur drejt Kievit që ta takonte presidentin Volodymyr Zelensky dhe shefin e kabinetit të tij, Andriy Termak, në fundjavë që të punonin për shkrimin e një propozimin për të përmbushur boshllëkun ndërmjet dy palëve.

Ata diskutuan për armëpushim, shkëmbim të pengjeve të luftës, lirimin e civilëve të arrestuar dhe rikthimin e fëmijëve të vjedhur.

Propozim shtronte rrugën sesi armëpushimi mund të shpinte drejt një procesit me faza negociatash që të vendosej “paqja e drejtë e qëndrueshme”. Kryeministri britanik, Keir Starmer, njoftohej vazhdimisht për zhvillimet e fundit.

Poëell, strateg i njohur dhe diplomat i angazhuar herë pas here, kishte punuar edhe me Mike Ëaltzin, këhsilltarin amerikan të sigurisë kombëtare, si dhe me homologë francezë e gjermanë për përgatitjet për takimin në Xheda, përfshirë një plan për një proces paqeje duke nisur me një ujdi armëpushimi.

Disa “insajderë” thonë se Waltz është larg më i rëndësishëm sesa mund ta mendon shumëkush, dhe se Powell kishte kryer “punët e zorshme” duke u takuar me të gjatë periudhës transitore, para se Trumpi të betohej si president i Shteteve të Bashkuara.

Amerika dhe Ukraina u pajtuan për propozimin dhe hapën rrugën për bisedime në Arabinë Saudite të martën. Kumtimi amerikan se ndarja e inteligjencës dhe ndihma amerikane se do të riktheheshin, bëri që shumëkush në kryeqytet europiane të ndiente lehtësim të madh. “Është lajm i mirë – falë përpjekjeve mahnitëse të Mbretërisë së Bashkuar”, ka deklaruar një diplomat ukrainas për “The Times”.

Mesazhet e Starmerit dërguar Trumpit dhe Zelenskyt

Kryeministri Starmer u shkroi mesazhe Trumpit dhe Zelenskyt me urimet për marrëveshjet. Ishte një “arritje e jashtëzakonshme”, do të thoshte Starmer. “Tani, topi është në fushën e ruse”, do të shtonte ai.

Njëherësh ishte fort e rëndësishme që Europa të merrte seriozisht përsipër zotimin për garantimin e sigurisë së Ukrainës – dhe të sigurisë së vetes.

Në samitin e E5-shes në Paris të mërkurën, Haley dhe Lecornu u takuan me homologët e tyre gjerman, italian dhe polak që të diskutonin fuqizimin e mbrojtjes së tyre dhe që t’i ofronin Ukrainës garanci sigurie. “Pa Ukrainë, vihet në rrezik i mbarë kontinenti europian”, do të paralajmëronte Lecornu në kapelën Val-de-Grace.

Guido Crosetto, ministri italian i Mbrojtjes, deklaroi: “Jemi në një moment kyç kohe. Askush prej nesh nuk do të mund ta qëllonte se do të mundtë kishim lajmin e mirë dje, që ishte goxha i papritur, por tani është në dorën e Putinit që të vendosë”.

Haeley i dha zë deklaratës së Crosettos: “I them presidentit Putin, është radha juaj tani. Ju keni thënë se doni të flisni, vërtetojeni. Pranojeni armëpushimin, nisi negociatat dhe jepni fund luftës”.

Gjatë ditëve pasuese, përpjekjet diplomatike që të ndihmohet Ukraina do të vazhdojnë gjetiu. David Lammy, sekretari i Jashtëm britanik, do të takohej me ministrat e Jashtëm të G7-s në Kanada, ku do t’i informojë Marco Rubio, sekretari amerikan i Shtetit. Powell do të jetë të premten në Uashington me kolegët europianë që ta takojnë përsëri Waltzin, një ditë pasi Mark Rutte, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, i njohur si “pëshpëritësi i Trumpit”, e takon Trumpin në Shtëpinë e Bardhë.

Healey dhe admirali, sir Tony Radakin, shef i shtabit të mbrojtjes, do të jenë në Ankara të enjten që të diskutojnë sesi Turqia mund të jetë e zonja të ndihmojë me forcën paqeruajtëse, mbase me rolin e mbrojtjes së anijeve në Detin e Zi.

Starmer do t’ua mbushë mendjen liderëve europianë dhe të NATO-s të shtunën që të diskutojnë hapat e ardhshëm.

Njëherësh, krejt i kanë bërë sytë katër kah Putini që ta kuptojnë nëse e ka përnjëmend kur flet për negociata për paqe të qëndrueshme – megjithëse historia e sugjeron të kundërtën.