Pranvera Kasami në OpenMic: Është e dëmshme kur inkurajojmë përfshirjen e grave në politikë për numra, duhet t’i qasemi më seriozisht
Në episodin e 24 të OpenMic dhe të parin për vitin 2025 në Portalb.mk flasim me drejtoreshën e Institutit për Lidership dhe Politika Publike, Pranvera Kasamin.
Me Pranverën përveç aktivizmit biseduam edhe për politikën, pozitën e grave në shoqëri, të rinjtë, “patriotizmin me bateria” dhe shumë të tjera.
Ajo tha se gratë në RMV nuk janë në pozitë të favorshme në politikë dhe vendimmarrje.
“Është një problem që i duhet qasur si shoqëri me shumë seriozitet, edhe kur them kështu, nuk mendoj që duhet t’i qasemi sa për numra, por duhet vërtet të bindemi në atë që vlerat janë vlera, pavarësisht a vijnë nga një grua ose një burrë, intelekti është intelekt dhe është i barabartë për të dy palët njëlloj”, tha Pranvera Kasami.
Ajo shtoi se është shumë e dëmshme kur inkurajojmë kyçjen e grave vetëm sa për numra.
“Sa herë që një grua ka ecur përpara shumë dhe me hapa të shpejtë janë gjetur mënyra që të ndalohet, të pengohet”, tha Pranvera Kasami.
Për më tepër ndiqeni episodin e plotë.