Pranjiq: Kokaina është gjetur në bunkerë të posaçëm (VIDEO)

Policia e Greqisë dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, në një aksion të përbshkët kanë zbuluar 161 kilogramë kokainë, e cila kishte ardhur nga Amerika Latinë në Selanik, në kontenjera me banane, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për dërgesën e dytë, të ndërlidhur me atë të fillimit të majit, kur policia e RMV-së dhe e Greqisë, në koordinim me DEA-n konfiskuan 104 kilogramë kokainë dhe u arrestuan gjithsej 14 persona në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi.

Nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë konfirmuan se, por rrjedhë një aksion i madh, por paralajmëruan se, detajet do të kumtohen pas përfundimit të plotë të aksionit, që e udhëheqin policitë e dy vendeve, të koordinuara me DEA-n, ndërsa në të cilën është konfiskuar kokainë e cilësisë së llartë, në vlerë prej mbi 10 milionë euro.

“Aksioni i mbrëmshëm është vazhdim i aksionit të suksesshëm nga 08 dhe 09 maji i vitit 2013, kur në Selanik u konfiskuan 105 kg kokainë dhe u privuan nga liria 10 persona në Greqi, edhe atë shtatë persona shtetas të Republikës së Greqisë dhe tre persona shtetas të Republikës së Shqipërisë, ndërsa në Republikën e Maqedonisë së Veriut u arrestuan katër persona, shtetas tanë, të cilët momentalisht janë në paraburgim dhe gjenden në burgun hetimor në Shkup”, deklaroi zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjiq – Talevska.

Ajo theksoi se, në kuadër të verifikimeve të personave dhe kompanive që ishin të përfshirë në rastin e parë është konfirmuar se, personat veç më të arrestuar kanë porositur dhe organizuar edhe sasi të rë të dytë të kokainës nga Ekuadori.

“Në bashkëpunim me shërbimin për drogë nga Selaniku u konfirmuan kontenjerët, pas çka pas arritjes së tyre në portin e Selanikut, të njëjtët ishin objekt kontrolli. Më 02.06.2023, nëpunësit policor nga Reparti për Polici Kriminalistike Sektorit për Tregti të Paejuar me drogë, armë dhe materie të rrezikshme, Njësisë për Tregti të Palejuar me Drogë, së bashku me kolegët grek kanë ndërmarrë aktivitete të përbashkëta në portin e Selanikut, për zbuimin dhe nxjerrjen e drogës narkotike kokainë në sasi prej 100 paketimeve, përkatësisht në çdo kontenjer janë gjetu nga 50 paketime me kokain, me peshë të përgjithshme prej 161 kg. Me këtë, kokaina është gjetur në bunkerët e bëra speacia – kripto në binaret e dyshemesë të dy kontenjerave”, theksoi Pranjiq.

Ajo shtoi se, reparti për krim – polici, gjatë javës së ardhshme do t’i dorëzojë njoftim prokurorit publik në Prokurorinë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.