Polonia do të ketë qeveri të re, e cila nuk do të zgjasë shumë, opozita e përshkruan si farsë

Presidenti polak Andrzej Duda do të emërojë sot anëtarët e një qeverie që mund të zgjasë vetëm deri në dhjetor, të cilën opozita e përshkroi si një farsë që synon të vonojë dorëzimin e pushtetit tek ata që fituan shumicën në zgjedhjet e tetorit. Partia nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS) fitoi shumicën e votave në zgjedhje, por nuk arriti të sigurojë shumicën e kërkuar prej 231 deputetësh dhe nuk ka gjasa të fitojë besimin në parlament, transmeton Portalb.mk.

Aleanca e gjerë e partive pro-evropiane siguroi 248 deputetë dhe shprehu gatishmërinë për të formuar një qeveri, por presidenti Duda gjithsesi fillimisht i dha mandatin ish-kryeministrit Mateusz Morawiecki. Disa anëtarë të shquar të PiS thanë se nuk do të bashkoheshin me qeverinë e re, duke besuar se ajo do të dështonte.

Kreu i PiS, Jaroslav Kaczynski, tha se ata e kanë idenë për të formuar një qeveri nga ekspertët, jo nga politikanët.

“Çështja është se nuk duhet të ketë shumë politikanë në qeveri. Ne duam të tregojmë se është e mundur të sundosh ndryshe”, tha Kaczynski.

Morawiecki premtoi se do të zbatojë propozimet politike të partive opozitare në përpjekje për t’i bindur ato të bashkëpunojnë me të.

“Ne të gjithë e dimë se kjo do të jetë një komedi apo farsë e madhe. Është vetëm një luftë për kohën”, tha Marcin Kjerwinski, një deputet i liberales Koalicioni civil.