Platforma Telegram, mes “spiunit rus” në xhepin e përdoruesve dhe “lajmit në kohë”

Platforma “Telegram” e krijuar nga sipërmarrësi rus Pavel Durov, me bazë në Dubai posedon mbi 900 milion përdorues në të gjithë botën. Në fillet e saj, krijuesi i saj pati deklaruar se platforma synon të qëndrojë neutrale, e jo “lojtar gjeopolitik”, por zhvillimet e fundit në Ukrainë, kritikët e vlerësojnë Telegramin si shqetësues, dhe se përhap dezinformata e kontribuoi në luftën e Moskës në teritorin e Ukrainës kjo ka nxitur opozitën të krijoj një projekt ligj për largimin e saj, shkruan Radio Evropa e Lirë, transmeton Portalb.mk.  

Pas pushtimit rus, që nisi nga viti 2022, kanalet kryesore të Ukrainës filluan transmetimin e një programi të përbashkët “Telemarathon” nën tutelën e shtetit, në mënyrë që të mos rridhnin dezinformata e propaganda nga shteti rus. Por kjo nuk mjaftoi, ndaj në Telegram u krijuan kanale të ndryshme si ai “Lachen Pyshe” nga Ihor Lachenkov, i cili brenda 24 orëve, audienca e tij nga 70,000 anëtarë u rrit në 200,000 anëtarë, ndërkaq sot numëron mbi 1,5 milion anëtarë, të cilat sillnin lajme në kohë. 

“Njerëzit e vërshuan kanalin tim, sepse është njëri nga të parët që njoftoi se kishte filluar lufta, dhe dërgonte njoftime me kohë për sulmet raketore, madje, para se të fillonin të punonin siç duhet alarmet për sulmet ajrore”, tha Lachenkov. 

Telegrami si platformë ka vënë në hije punën e mediave, edhe atë: portalet e lajmeve 41%, Televizionet 30%, radion 10%, dhe gazetat e shtypura 3%, si dhe mediat e tjera sociale dhe aplikacionet. Si konkurrentë më të fortë të saj llogariten, rrjeti social Facebook me 19% dhe YouTube%. 

 Shteti ukrainas kundrejt propagandës ruse 

Zyrtarët si presidenti Zelensky, dhe guvernatori Mikoloaiv kanë kanalet e tyre personale në Telegram, këtu nuk përjashtohet as shërbimi intelegjent SBU-së dhe guvernatori. Krahas tyre, kanale si “Vertical”, “Joker” dhe “House of cards” indirekt janë të ndrëlidhura me administratën presidenciale të Ukrainës, vlersojnë monitoruesit e mediave ukrainase “Detector Media”.  

“Postimet në Telegram nuk janë të kufizuara për përhapjen e propagandës së armikut. Telegrami është de fakto një rrjet i errët i legalizuar, ku jo vetëm që mund të blesh drogë apo të kesh qasje në pornografi të fëmijëve, por mund edhe të përfshihesh në krime kibernetike, siç bëjnë shumë grupe ruse të hakerëve. Qasja në të dhënat dhe mjetet e përdoruesve, përfshirë në kamera dhe në gjeolokacionet e tyre, si dhe në të dhënat e rrjeteve të përdoruesve, e bëjnë Telegramin “spiun në xhepin e çdo ukrainasi”, tha Yehor Aushev, ekspert në Institutin për Hulumtimin e Luftës Kibernetike. 

Duke cilësuar si “platformë armiqësore”, opozita në Ukrainë po krijon një projektligj për rregullimin e kësaj platforme. Të njëjtën bartësi i kësaj çështje Mykola Knyazhytskiy e cilëson edhe si rrezik për shtetin dhe botën e biznesit. 

“Ne e dimë tashmë se Telegrami ka marrëdhënie të mira me biznesin rus, (Shërbimin rus të Sigurisë) dhe me ushtrinë ruse. Dhe, ne nuk kemi fare kontroll mbi këtë. Jo vetëm shqoëria jonë, por edhe institucionet shtetërore dhe bizneset e mëdha e përdorimin një platformë që është e lidhur ngushtë me Rusinë. Duhet ta ndalim”, tha Knyazhytskiy.