Pesë shtetet me të cilët kryen më së shumti shkëmbim tregtar Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje të eksportit dhe ulje të importit gjatë vitit 2023 në krahasim me vitin paraprak, por përsëri duke shënuar deficit tregtar prej 2 825 723 000 euro, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar-dhjetor të vitit 2023, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kinën dhe Serbinë”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në njëmbëdhjetë muajt e parë të vitit 2023 është regjistruar eksport në vlerë prej 8 322 815 000 euro, ndërsa importi ka arritur vlerën e 11 148 538 000 euro. Eksporti ka shënuar rritje për 0.2 %, ndërsa importi ka shënuar ulje për 8.1 %.