Përditësimi në seritë Galaxy S23 me përmirësime masive të kamerës

Përdoruesit e serive Galaxy S23 kanë pritur me padurim që telefonët e tyre të marrin përditësimin e sigurisë së Qershorit 2023 ndërsa spekulohej në mënyrë të vazhdueshme se kishte të bënte me përditësime të mëdha të kamerës, transmeton PcWorld.al.

Përditësimi u shty disa herë ndërsa shumë telefonë të segmentit të ulët, të mesëm por edhe të lartë e kishin marrë tashmë.

Galaxy S23 më në fund raportohet se po merr përditësimin e shumëpritur. Përdoruesit të cilët e kanë instaluar do të vërejnë një listë ndryshimesh si më poshtë:

  • Zmadhim 2x në aplikacionin e kamerës për modalitetin portret
  • Problemi i autofokusit me kamerën është zgjidhur
  • Përpunimi në modalitetin e natës është ndryshe
  • Animacionet e One UI janë më të ëmbla
  • Përmirësimet në feedback-un haptik

Përditësimi më i fundit për Galaxy S23, Galaxy S23+ dhe Galaxy S23 Ultra vjen me versionin e firmware S91xBXXU2AWF1.

Përditësimi ka një madhësi prej 2.2GB duke lënë të kuptohet se përmban ndryshime të mëdha. Aktualisht është i disponueshëm në Indonezi, Malajzi, Tajlandë dhe Filipine.

Në ditët në vijim pritet të bëhet i disponueshëm në disa vende të tjera Aziatike dhe Evropiane. Edhe pse Samsung nuk i ka përmendur në listën zyrtare të ndryshimeve, përditësimi i ri i softuerit do të sjellë përmirësime të tjera të kamerës nga HDR-ja tek turbullimi i fotografive në skajet e tyre.

Për të parë nëse është bërë i disponueshëm në telefonin tuaj duhet të shkoni në Settings » Software update dhe të shtypni Download and install.