Për vendin e parë 130 mijë denarë, për të dytin 65 mijë, mundësia për aplikim akoma e hapur
Deri më 1 shkurt do të mund të aplikohet te Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut për punimin më të mirë në fushën e makroekonomisë dhe bankave, transmeton Portalb.mk.
“Të drejtë pjesëmarrjeje në Konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut të moshës deri më 35 vjet. Të punësuarit e Bankës Popullore dhe anëtarët e Këshillit të Bankës Popullore nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në Konkurs”, sqarojnë nga Banka në lidhje me Çmimin vjetor për hulumtues të rinj për vitin 2026.
Në Konkurs theksohet se punimi nuk duhet të ketë më shumë se 80 mijë karaktere, ndërsa aty duhet të shtjellohet edhe ekonomia maqedonase. Punimit duhet të dorëzohen në adresën elektronike [email protected].
“Çmimi është në formë monetare, i cili për punimin e vendit të parë është 130.000 denarë, ndërsa çmimi i dytë është 65.000 denarë”, raportoi Banka.