Për një muaj, u vaksinuan mbi 10 mijë fëmijë në Maqedoninë e Veriut

Autoritetet shëndetësore në sistemin e fëmijëve të pavaksinuar në Shkup kanë arritur të konstatojnë se 4.991 fëmijë nga komuna Gazi Babë dhe Çairi kanë munguar në vaksinim dhe vetëm 20 për qind prej tyre, gjegjësisht 982 fëmijë janë vaksinuar, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik, transmeton Portalb.mk.

Raporti mbulon numrin e personave të vaksinuar nga 18 janari deri më 14 shkurt, ndërsa IShP thotë se është përgatitur sipas të dhënave të Shtëpisë së Shëndetit Shkup, shërbimet e vaksinimit nga Gazi Baba dhe Çairi , ndërsa shërbimet e vaksinimit nga Karposhi, Kisella Voda dhe Qendra nuk kanë dorëzuar të dhëna derisa informacioni është mbyllur. Nga të vaksinuarit, numri dhe përqindja më e madhe ka bërë rivaksinimin e parë (392; 40%).

Nga 18 janari deri më 14 shkurt, sipas moshës dhe kalendarit për vaksinim të rregullt, janë vaksinuar 4036 fëmijë nën moshën 7 vjeç, ndërsa numri dhe përqindja më e madhe (2762; 68%) e fëmijëve të vaksinuar kanë marrë dozën r parë, të dytë ose dozën e tretë të vaksinimit primar.

Numri i përgjithshëm i dozave të vaksinës që përmban komponentë kundër kollës së mirë, të dhëna si vaksinim primar (doza I, II, III) ose rivaksinim (rivaksinim I, II) në territorin e Shkupit në periudhën prej 18.01-14.02.2024 (pa Karposhi , Kisella Vodën dhe Qendrën) është 5018.

Në raport thuhet gjithashtu se në Maqedoni, me përjashtim të Shkupit, nga të dhënat e deritanishme të Qendrave të Shëndetit Publik, 4197 fëmijë nuk kanë marrë vaksinë, prej të cilëve 984 (23%) janë vaksinuar. Nga të vaksinuarit, numri dhe përqindja më e madhe kanë bërë rivaksinimin e parë (439; 45%). Sipas moshës dhe Kalendarit për vaksinim të rregullt, janë vaksinuar 4679 fëmijë nën moshën 7 vjeçare, ndërsa numri dhe përqindja më e madhe (1591; 34%) e të vaksinuarve kanë bërë rivaksinimin e dytë në moshën shkollore.

Numri i përgjithshëm i dozave të vaksinës që përmban komponent kundër kollës së mirë, të dhëna si vaksinim primar (doza I, II, III) ose rivaksinim (rivaksinimi I, II) në periudhën 18.01-14.02.2024 është 5663.

Në periudhën 9-15 shkurt janë raportuar 17 raste të reja me kollë të mirë. Të gjitha rastet e raportuara janë nga Shkupi, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha 10-19 vjeç (8). Nga 17 rastet e reja, 5 raste janë shtruar në spital (3 fëmijë deri në 4 vjeç dhe nga një në grupmoshën 5-9 vjeç dhe 10-14 vjeç).

Deri më 15 shkurt në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 39 raste me kollë të mirë. Kjo paraqet rritje të disafishtë të numrit të të sëmurëve krahasuar me pesëvjeçarin e kaluar (2019-2022), kur janë regjistruar gjithsej 9 raste.

Shpërndarja e rasteve sipas vendbanimit tregon se numri më i madh i njerëzve jetojnë në Shkup – 33 (84,6%) në nëntë komuna të ndryshme, 3 persona jetojnë në Kumanovë, 2 në Gostivar dhe një në Bogovinë të Tetovës.

Për sa i përket shpërndarjes së moshës, personat e prekur janë nga 1 muaj deri në 45 vjeç (mesatarja 6.9 vjeç). Numri më i madh i të sëmurëve janë fëmijët nën 4 vjeç, pra 11 raste (28,2%) i përkasin grupmoshës nën 1 vjeç dhe 8 (20,5%) janë fëmijë të moshës 1 deri në 4 vjeç.

Rasti i parë i raportuar ka qenë më 5 janar dhe vetëm në 7 ditët e fundit, deri më 15 shkurt, janë raportuar 17 raste, me një rritje prej 21% krahasuar me periudhën paraprake raportuese javore.

Për sa i përket statusit të vaksinimit, 25 persona (64.1%) e pacientëve nuk ishin të vaksinuar ose ishin të vaksinuar jo plotësisht sipas moshës dhe kalendarit të imunizimit. Dhjetë raste janë vaksinuar plotësisht për moshën e tyre, për katër raste nuk dihet statusi i vaksinimit.

Nga të sëmurët, 21 persona janë regjistruar me shtrim në spital (53,8%), dhe 16 (76,2%) ishin nën moshën 4 vjeç.

Qendra për Shëndet Publik Shkup shpalli epidemi më 8 shkurt, ndërsa Komisioni për Sëmundje Infektive dhe Instituti i Shëndetit Publik, ndër të tjera rekomandojnë që të gjithë mjekët e familjes gjatë ekzaminimit të kontrollojnë statusin e vaksinimit të të gjithë fëmijëve deri në moshën 14 vjeçare dhe të gjithë fëmijët që kanë munguar dhe janë të pavaksinuar t’i udhëzojnë për vaksinim.

Pikat e vaksinimit në poliklinikat në Shkup punojnë në dy turne, deri në 19:30 dhe të shtunave nga ora 08:00 deri në 14:00.