Për një muaj në Maqedoninë e Veriut erdhën mbi 70 mijë turistë të huaj
Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit maj janë regjistruar gjithsej 100 977 turistë, ashtu që 71 627 janë turistë të huaj, transmeton Portalb.mk.
“Në periudhën janar – maj 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur me 29.4 %, edhe atë: te turistët vendor ka rritje prej 4.8 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje prej 45.9 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në muajin mars janë regjistruar 199 984 net të kaluara, 68 përqind e tyre janë net të kaluara nga turistët e huaj.
Krahasuar me majin e kaluara, numri i turistëve të huaj është rritur për 45.5 %, ndërsa ai i turistëve vendas për 31.2 %.