Pas mesnate në RMV do të ndryshojnë çmimet e derivateve

Pas mesnate në Maqedoninë e Veriut do të ketë ndryshime të çmimeve të derivateve të naftës, raporton Portalb.mk

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 den/litër.  

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 0,50 den/litër. 

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,756 den/kg dhe tani do të jetë 34,865 den/kg. 

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) nuk ndryshon. 

Pas mesnate këto do të jenë çmimet maksimale: 

  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 75,00 (denarë/litër).  
  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 77,00 (denarë/litër). 
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 73,00 (denarë/litër).  
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 69,50 (denarë/litër).
  • Mazut М-1 SU 34,865 (denarë/kilogram).

Shitësit mund të vendosin çmime dhe më të ulëta se çmimet më lartë të përcaktuara.