Pas mesnate ndryshojnë çmimet e derivateve në RMV

Në Maqedoninë e Veriut pas mesnate do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës, raporton Portalb.mk.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-95, rritet për 1,50 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-98, rritet për 1,00 denarë/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rriten për 2,00 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,286 denarë/kilogram.

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës këto do të jenë çmimet maksimale të derivateve:

  • Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 86,50 (denarë/litër).
  • Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 88,50 (denarë/litër).
  • Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 78,00 (denarë/litër).
  • Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 77,00 (denarë/litër).
  • Mazut М-1 SU – 45,173 (denarë/kilogram).

Tregtarët mund të formulojnë çmime edhe më të ulëta nga çmimet më të larta të përcaktuara.