Pas mesnate ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRrE) në Maqedoninë e Veriut solli vendim me të cilin do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës, transmeton Portalb.mk.

Pas mesnate, çmimi i Eurodizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të ulen për 1 denarë.

Çmimi i benzinës Eurosuper 98 do të ulet për 0.5 denarë/litër.

Çmimi i Mazutit do të rritet për 0.28 denarë/kilogram.

Çmimi i benzinës Eurosuper 95 mbetet i njëjtë.

Pas mesnate këto do të jenë çmimet:

  • Benzinë Eurosuper 95 – 77 denarë/litër.
  • Benzinë Eurosuper 98 – 79 denarë/litër.
  • Nafta Eurodizel – 72,50 denarë/litër.
  • Vaji për djegie ekstra i lehtë – 72 denarë/litër.
  • Mazuti – 41,517 denarë/kilogram.

Tregtarët mund t’i formulojnë çmimet edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.