Pas lajmeve të Portalb, E-report Tetova me numër funksional

Ueb-faqja  E-report në Komunën e Tetovës e krijuar për qytetarët që tu lehtësohet mënyra dhe të përshpejtohet raportimi i ndotësve të mjedisit jetësor, pas disa viteve ka numër funksional. Portalb.mk Në vazhdimësi ka shkruar për këtë problem duke vënë në pah premtimin e Komunës për rregullimin e të njëjtës.

Në këtë ueb-faqe tani ka numër të ri, konkretisht 070628880, të cilin Portalb.mk sot e kontaktoi dhe ishte funksional, në telefon u paraqitën nga Inspektorati Komunal.

Numri i ri në E-report Tetova
Numri i ri në E-report Tetova

Numri paraprak i vendosur në këtë ueb-faqe, konkretisht: 080055043 për të paraqitur ndotjet në mjedis ishte  jofunksional me vite të tëra, për të cilin Portalb.mk në vazhdimësi ka kërkuar përgjegjësi nga autoritetet.

Numri i vjetër në E-report Tetova
Numri i vjetër në E-report Tetova

Në fund të muajit mars 2023, nga Komuna e Tetovës thanë se numri i vendosur nuk punonte për arsye teknike, dhe nëse i njëjti nuk rregullohej, për Portalb.mk premtuan se do të vendosej tjetër.

Ky problem datonte që nga udhëheqësia paraprake e komunës, ndërkaq shoqëroi deri para pak javësh edhe udhëheqësinë aktuale.

Disklejmeri për Smart Balkans, disclaimer