Panik në Seul pasi Koreja e Veriut dështoi gjatë lansimit të një sateliti spiun

Sirenat e alarmit dhe thirrjet për evakuim ranë në Seul këtë mëngjes pasi Koreja e Veriut tentoi të lëshonte një satelit. Pheniani paraprakisht njoftoi se do të lëshojë satelitin e parë spiun deri më 11 qershor, në mënyrë që të monitorojë aktivitetet e ushtrisë amerikane, transmeton Portalb.mk.

Autoritetet në Korenë e Veriut thanë se kishte një aksident gjatë lëshimit, i cili shkaktoi rënien e satelitit në det dhe premtuan se do të provonin përsëri së shpejti.

Lansimi shkaktoi kaos dhe panik në Seul, qytetarët e të cilit u zgjuan nga sirenat dhe paralajmërimet për t’u përgatitur për t’u evakuuar, gjë që u anulua pas 20 minutash.

“Isha shumë në panik. Linjat e urgjencës ishin të zëna dhe interneti ishte i ngadaltë,” tha një 33-vjeçar banor i Seulit.

Kryebashkiaku Oh Se-hon pranoi se mesazhet e evakuimit ishin një reagim i tepruar dhe njoftoi se qyteti do të përmirësonte sistemin e tij të paralajmërimit për të shmangur konfuzionin.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se raketa e Koresë së Veriut ka të ngjarë të jetë shpërthyer në ajër ose ka rënë pasi paraprakisht është zhdukur nga radarët.