Padi penale ndaj një drejtoreshe shkolle në Vinicë, punësoi vajzën e saj si mësuese matematike pa arsim të duhur

Një drejtoreshë e një shkolle fillore në Vinicë është akuzuar për vepër penale – neglizhencë në shërbim, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.

Sipas policisë, ajo e ka punësuar vajzën e saj në të njëjtën shkollë si mësuese matematike, edhe pse nuk kishte arsimin e duhur.

“Më 27.01.2025, e denoncuara G.S. (45) nga Vinica ka lidhur kontratë pune për vajzën e saj S.S., edhe pse ajo nuk kishte arsimin e duhur, në pozicionin e mësueses së matematikës në një shkollë fillore”, thuhet në raportin e MPB-së.

Duke vepruar kështu, ajo i ka shkaktuar dëm buxhetit në formën e pagesave të pagave në shumën prej 245.666 denarësh.