Padi ndaj policit të Maqedonisë së Veriut për ushtrim të dhunës

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një punonjësit të policisë për shkak dyshimeve se ka kryer dhunë ndaj një qytetari të Kumanovës, duke i shkaktuar edhe lëndime trupore, transmeton Portalb.mk.

Kallëzim penal kundër E.M., nëpunës policor në Stacionin Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Kumanovë, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “dhunë” sipas nenit 386 të Kodit Penal”, njoftoi Policia.

Raportohet që viktima S.A. nga fshati Çerkes ka pësuar edhe lëndime trupore nga dhuna e policit E.M. dhe shoqëruesit M.M.

Policia sqaroi që ndaj policit të përfshirë në këtë rast që ka ndodhur në tetorin e vitit të kaluar, janë marrë masa disiplinore.