Padi kundër inspektorit policor në Maqedoninë e Veriut në lidhje me vdekjen e një emigranteje

Prokuroria Themelore Publike ka hetuar rastin ku dyshohej një punonjës i policisë që ka kryer vepër penale – vrasje të kryer më 19 prill të këtij viti, transmeton Portalb.mk.

“Sot deri te Gjykata Themelore Penale në Shkup, u dorëzua aktakuzë ndaj inspektorit policor për kryerjen e veprës penale Vepër e rëndë kundër sigurisë së përgjithshme nga neni 298, paragrafi 2, në lidhje me nenin 288, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal”, njoftojnë nga Prokuroria.

Prokuroria theksoi që ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në vendin e njohur si “Kazerma e vjetër”, kur një grup i migrantëve kanë kaluar kufirin ilegalisht. Raportohet që i akuzuari gjatë përleshjes, ka goditur me armë në trupin e viktimës Fatmata Kamara nga Sierra Leone, e cila në Spitalin e Gjevgjelisë kishte ndërruar jetë.

Në lidhje me këtë ngjarje, tashmë ishin dënuar edhe dy persona për kontrabandë me emigrantët.