Osmani do të jetë kandidat i BDI-së për Çairin, Rexhepi për Tetovën, ndërsa Sulejmani për Zhelinën

Arbër Ademi përmes një deklarate për media ka njoftuar se Bujar Osmani do të jetë kandidat i BDI-së për kryetar në Komunën e Çairit, transmeton Portalb.mk.

BDI-ja në mbledhjen e sotme vendosi që kandidat për Komunën e Tetovës të jetë Bajram Rexhepi, ndërsa për Zhelinën do të jetë Emir Sulejmani.

Bartës liste në Gostivar do të jenë Valdet Xhaferi ndërkaq në Strugë Faton Pollozhani.

Kundërshtari i Rexhepit në Tetovë pritet të jetë kryetari aktual Bilall Kasami, i Sulejmanit do të jetë Blerim Sejdiu, ndërsa kundërshtari i Osmanit pritet të jetë ministri aktual, Izet Mexhiti. Ky i fundit ka qenë tri mandate në krye të Çairit si kuadër i BDI-së.

Kujtojmë se, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se zgjedhjet lokale pritet të shpallen në gjysmën e parë të muajit gusht. Të njëjtat pritet të mbahen në tetor 2025.