Olimpiada e Ekonomiksit: Fuqizim i vetëdijes ekonomike te pjesëmarrësit

Më 24 qershor në Tetovë u mbajtën garat kombëtare të Olimpiadës Ekonomike, organizuar bashkërisht nga Instituti Alternativa Liberale dhe Economics Fundamentals Initiative (ShBA), dhe në bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore, kjo ngjarje është pjesë kryesore e Programit për Edukim Ekonomik, duke fuqizuar pjesëmarrësit dhe duke i frymëzuar ata për të eksploruar horizonte të reja, transmeton Portalb.mk.

Ngjarja filloi me Raundin Kombëtar të Olimpiadës Ekonomike, ku 50 nxënës të talentuar nga Maqedonia e Veriut demonstruan aftësitë e tyre ekonomike në një mjedis konkurrues.

Bisedat EconlitX, të mbajtura në një format të stilit TEDx, ishin pjesa inovative e ngjarjes, duke njoftuar audiencën me prezantime që shtynë kufijtë e të menduarit ekonomik.

Olimpiada e Ekonomiksit në Tetovë. Foto: Instituti Alternativa Liberale (LAI)
Olimpiada e Ekonomiksit në Tetovë. Foto: Instituti Alternativa Liberale (LAI)

Folësit ndanë këndvështrimet e tyre mbi tema të ndryshme ekonomike.

Profesoresha Hyrije Abazi Alili, dekane e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë në UEJL, prezantoi para audiencës strategjitë për arritjen e zotërimit ekonomik.

Profesor Visar Vokrri, drejtor programesh në Institutin Riinvest në Kosovë, theksoi rëndësinë e politikëbërjes së bazuar në evidencë në formësimin e një ambientit të qëndrueshëm ekonomik.

Valdeta Thaçi, drejtoreshë e Institutit iLEAD, dha njohuri të vlefshme në rrugëtimin e grave sipërmarrëse të suksesshme.

Durim Zeqiri, drejtor ekzekutiv i OEMVP, theksoi fuqinë e rrjetëzimit për rritje profesionale dhe zhbllokimin e mundësive.

Profesor Gadaf Rexhepi, anëtar i Këshillit të Bankës Popullore të RMV-së, trajtoi barrierat ndaj inovacionit me të cilat përballen të rinjtë, duke ofruar strategji për tejkalimin e tyre.

Olimpiada e Ekonomiksit në Tetovë. Foto: Instituti Alternativa Liberale (LAI)
Olimpiada e Ekonomiksit në Tetovë. Foto: Instituti Alternativa Liberale (LAI)

Ngjarja përfshiu më tej një panel diskutimi mbi ndikimin e edukimit ekonomik dhe inovacionit në rritjen dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Panelistë ishin akademik Abdylmenaf Bexheti – rektor i UEJL, profesor Alban Hashani – drejtor Ekzekutiv i Institutit Riinvest në Kosovë dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës – Jeton Shaqiri.

Pjesa e fundit dhe më e rëndësishme e ngjarjes ishte ceremonia e shpërblimeve e cila shpërbleu tre studentët më të mirë të raundit rajonal nga secili prej pesë rajoneve: Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari dhe Struga.

Ngjarja u mbyll me shpalljen e pesë fituesve më të mirë të Olimpiadës Ekonomike që do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në Olimpiadën Ndërkombëtare të Ekonomisë që do të mbahet këtë shtator në Bratislavë të Sllovakisë.

Gjithashtu, nxënëses më të mire të garës, Alma Gjureci, iu nda edhe bursa studimore nga ana e UEJ-së për studime në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë.

Olimpiada e Ekonomiksit në Tetovë. Foto: Instituti Alternativa Liberale (LAI)
Olimpiada e Ekonomiksit në Tetovë. Foto: Instituti Alternativa Liberale (LAI)

Olimpiada e Ekonomiksit shërbeu si dëshmi e përpjekjeve të përbashkëta të Institutit Alternativa Liberale dhe EFI në promovimin e edukimit ekonomik dhe frymëzimin e një brezi të ri ekonomistësh dhe inovatorësh. Të dyja organizatat synojnë të fuqizojnë të rinjtë me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të manovruar në ambientin kompleks ekonomik.