Nuk është e vërtetë që Hamasi kapi gjeneralin izraelit Nimrod Aloni

Sipas admiralit Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite, gjenerali Aloni nuk është në duart e Hamasit. Hagari u tha gazetarëve të shtunën se pretendimet se Aloni ishte kapur ishin të pavërteta. Aloni mund të shihet qartë duke u shfaqur shkurtimisht në një video ku zyrtarë të lartë ushtarakë diskutojnë zhvillimet e fundit në Izrael. Takimi është nga e shtuna dhe është publikuar në kanalin zyrtar në YouTube të ushtrisë izraelite. Ushtria izraelite ka publikuar edhe fotot e takimit në rrjetin social X dhe Aloni shihet në të majtë të fotos së fundit, shkruan Vërtetmatësi.

Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook ku është shpërndarë një tekst me titull: Skena horror nga Izraeli! Gjeneral i kapur, kjo është një masakër e vërtetë (video shqetësuese).

“Ekstremistët e Hamasit hynë në një kamp ushtarak izraelit dhe videoja është brutale. Theksojmë se ky nuk është informacion zyrtar dhe as nuk është publikuar nga Izraeli.

Kemi hasur në pamje që janë jashtëzakonisht shqetësuese për t’u parë.

Një komandant izraelit u kap nga Hamasi, Nimrod Ajoni. Në video thuhet se shihet gjenerali me të burgosur të tjerë, të gjithë të shtrirë në një kamion ushtarak. Ushtarët u masakruan, tanket u shkatërruan, Izraeli u kap në gjumë dhe ata zbarkuan”.

Nuk është konfirmuar zyrtarisht se Hamasi varrosi gjeneralin Ayoni, thuhet në tekst.

Videoja e shpërndarë në të nuk tregon fare kapjen e gjeneral Alonit. As fotoja që është pjesë shoqëruese e artikullit nuk tregon se gjenerali është kapur nga Hamasi, por është foto e tij zyrtare.

Sipas verifikuesve të fakteve të Associated Press, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit u tha gazetarëve të shtunën se pretendimet se Aloni ishte kapur ishin të pavërteta. Aloni mund të shihet në video dhe foto që tregojnë zyrtarë të lartë ushtarakë izraelitë duke diskutuar për konfliktin të shtunën.

Pasi Hamasi sulmoi Izraelin të shtunën, pretendimet e rreme se gjenerali izraelit ishte një nga robërit u përhapën në mediat sociale. Kështu ndodh edhe në postimin që është objekt i shqyrtimit tonë.

Por sipas admiralit Daniel Hagari, një zëdhënës i ushtrisë izraelite, gjenerali i lartë ushtarak, Aloni nuk është në duart e Hamasit. Hagari u tha gazetarëve të shtunën se pretendimet se Aloni ishte kapur ishin të pavërteta.

Aloni mund të shihet qartë duke u shfaqur shkurtimisht në një video të zyrtarëve të lartë ushtarakë që diskutojnë zhvillimet e fundit në Izrael, një takim i së shtunës që u postua në kanalin zyrtar të ushtrisë izraelite në YouTube.

Ushtria izraelite ka postuar edhe foto të takimit në rrjetin social X, ku në të fundit shfaqet Aloni në anën e majtë të fotos.

Ushtria izraelite konfirmoi për Associated Press se Aloni është njeriu në video dhe foto.

Ushtria izraelite tha se militantët e Hamasit po mbajnë robër civilë dhe ushtarë izraelitë në Gaza. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha të dielën në mëngjes se dy situata pengjesh ishin zgjidhur, por nuk tha nëse të gjithë pengjet ishin shpëtuar dhe ishin nxjerrë të gjallë.

Gati 1,600 njerëz nga të dyja palët janë vrarë në luftën e fundit midis Izraelit dhe Hamasit që nga e hëna, dhe mijëra të tjerë janë plagosur.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin si të pavërtetë. Nuk është e vërtetë që Hamasi kapi gjeneralin izraelit Nimrod Aloni.