Nuk do ketë luftë mes Amerikës dhe NATO-s për Grenlandën, Trump dhe Rutte arritën kompromis

Nuk do të ketë luftë mes Shteteve të Bashkuara, Danimarkës dhe NATO-s, mediat ndërkombëtare raportojnë se Trump dhe Rutte kanë arritur kompromis, transmeton Portalb.mk.

“Kjo është më mirë se marrëveshja bërthamore e Obamës me Iranin,, kjo marrëveshje do të zgjasë përgjithmonë!”, tha Trump për marrëveshjen e tij për Grenlandën.

Presidentit amerikan i është ofruar transferimi i parcelave të vogla të tokës në ishull për baza ushtarake amerikane, sipas modelit të bazave ushtarake britanike në Qipro.

Marrëveshja për Grenlandën do ta ruajë sovranitetin e Danimarkës mbi ishullin.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte për Reuters tha se marrëveshja kornizë për Grenlandën, e arritur me presidentin e SHBA-së Donald Trump, do t’u kërkojë aleatëve të NATO-s të rrisin angazhimin për sigurinë në Arktik, ndërsa rezultatet e para pritet të shihen që këtë vit 

Rutte tha se tashmë u takon komandantëve të NATO-s të shqyrtojnë detajet e nevojave shtesë të sigurisë dhe se është i bindur se edhe aleatët e NATO-s që nuk janë vende arktike do të dëshirojnë të kontribuojnë në këtë përpjekje. 

Periudhën e fundit pati tensione në raportet midis SHBA-ve me Danimarkën, BE-në dhe shtetet e NATO-s për shkak të prendetimeve të Trump për ta blerë ose aneksuar Grenlandën, që u kundërshtua fuqishëm nga BE-ja. Dy blloqet për pak sa nuk hynë edhe në ‘luftë ekonomike’ me njëra tjetrën.