Një person nga Manastiri u arrestua pasi zhvati rreth 400 mijë denarë

Policia e Manastirit ka privuar dje 29-vjeçarin N.D. nga Manastiri, i cili dyshohet se ka zhvatur rreth 400.000 denarë, transmeton Portalb.mk.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), në periudhën nga shkurti i vitit 2023 deri dje, në disa raste përmes një rrjeti social e ka kërcënuar një gruaje 49-vjeçare nga Manastiri dhe familjen e saj dhe në këtë mënyrë i ka zhvatur me mjete financiare.

Policia e gjeti N.D. ndërsa merrte para nga gruaja, të cilat më pas u gjetën dhe u konfiskuan.

Me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit, në banesën e tij është kryer bastisje, gjatë së cilës janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie, lloje të ndryshme të gëzhojve a për pushkë gjuetie dhe sende të tjera që dyshohet se kanë prejardhje nga vepra penale.

Personi është ndaluar dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal pas procedurës së shpejtë nga neni 258 i Kodit Penal, ndërsa gjyqtari në procedurë paraprake i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.