Një person ka humbur jetën në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit

Një 80 vjeçar ka humbur jetën sot në rrugën rajonale Tetovë – Kodra e Diellit në afërsi të fshatit Rasadisht pas orës 17:00, transmeton Portalb.mk.

Automjeti i pasagjerëve “Renault Megane” me targa austriake e drejtuar nga E.V.(80) nga Austria ka dalë nga rruga.

“Në aksident nga plagët e marra ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit. Një mjek nga Emergjenca mjekësore ka konstatuar vdekjen”, thanë nga SPB Tetovë.

Në vendin e ngjarjes inspektimin e ka kryer prokurori publik dhe ekipi inspektues nga SPB Tetovë.