Një letër mësuesit për 7 Mars: Unë mësues, si të dal hakut ty?

Njihuni me vajzën e shkrimeve Munisa Bajrami e cila është një e re e pasinouar nga rrethina e Gostivarit. Dashuria e madhe për shkrimin e bëri që të jetë autore e një libri që e ka titulluar “Porta e Zemrës sime”. Pasi siç thotë ajo, “nuk gjeta mik më të sinqertë sesa letra”. Për Portalb.mk sjellim një shkrim nga ky libër.

Unë mësues si të dal hakut ty?

“Sonte, po sonte do më duhet të bëhem një vajzë hajdute, sepse do të vjedh fjalët më të bukura në librat e mi për të shkruar për ju o mësuesit e mi. Ose të gjej ndonjë  kopsht me shumë, shumë lule po përsëri lulja më e bukur do ngeleni ju o bartës të dijes. A këto fjalë po më ikin duarsh kur po më duhet të shkruaj për dijetarët e diturisë.

E caktuan ditën e  7 Marsit, por nuk e përcakton dita e data vlerën tuaj se pesha e qiellit dhe juaja nuk maten kurrë. Më mungojnë bankat shkollore më mungon ajo energjia në klasë s’kisha durim të përgjigjesha, dhe gjithmonë më vlerësonit për dijen që kisha. Të jap një lule për simbol dashurie por harroj që një ndër ato lule jeni ju o vatër dije.  Mbetem e stepem e i mendoj fjalët e juaja tash e kujtoj sa shumë mësime jetësore na keni mësuar. Marsi është muaji i stinës së pranverës edhe ju mësues jeni behar në shpirtin tim nëpërmjet leximit dhe depërtimit në zemër.

Ne këtë dite ne te gjithë se bashku kujtojmë mësuesit tonë të parë që na mësuan shkronjat shqipe, na mësuan se si ta duam dhe ta respektojmë atdheun. Na mësuan poezitë e bukura të autorëve tanë të mrekullishëm që çdo fjalë e varg i saj të mbetet e të ngulitet thellë në mendjet tona. Më aq dashuri e respekt janë sjellë me ne për të na mësuar e kritikuar me atë metodën dashamire kur ne bënim gabime. Mësimet e mësuesve tonë u bene udhërrëfyes për rrugën tone ne te ardhmen.

Ato mësime na ndjekin edhe sot qe kemi dale ne jetën tone te pavarur. Le t’ua dedikojmë suksesin tonë në jetë mësuesve tanë. Çdo njeri nga ne , ka ne zemër monumentin e mësuesit te tij te preferuar, te cilit i falet me mirënjohje. Pra çdo njeri pavarësisht se çfarë detyre ka sot, qofte ky ministër apo politikan , biznesmen apo punëtor, ka qenë dikur nxënës, ka patur përballë Mësuesin, Mësuesen që s’kursente kohen, frymën, pasionin, jetën, për te brumosur vogëlushët me dije, me kulture dhe edukate.

7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjithë vendin. Edhe njëherë gëzuar festen tuaj mësues te nderuar e te respektuar!

Ju përshëndes kudo që jeni o Edukues Njerëzimi!

Me Respektin më të madh,

Ish-nxënësja juaj Munisa Bajrami.”