Një copë llamarine ra nga çatia e një ndërtese në qendër të Kumanovës për shkak të erërave të forta
Për shkak të erërave të forta, një pjesë e çatisë në rrugën “Goce Delçev” në Kumanovë ra këtë mëngjes. Çatia ra nga një ndërtesë që ndodhej pranë kryqëzimit të rrugës “Goce Dellçev” dhe bulevardit “Brigada e tretë sulmuese maqedonase”, transmeton Portalb.mk.
Qendra Rajonale e Menaxhimit të Krizave Kumanovë informoi se ka njoftuar komunën dhe policinë.
Trafiku po rregullohet nga Policia Rrugore e Kumanovës, ndërsa ekipet e NP “Pastërtia dhe Gjelbërimi” po heqin copat e çatisë prej llamarine.
“Mbulesa e çatisë prej llamarine po pastrohet me makinerinë tonë”, tha drejtori i NP “Pastërtia dhe Gjelbërimi”, Sasho Tomiq.