Pas Tramp-it II, bota nuk do jetë më ajo që ka qenë për afro 80 vite. Madje, kundërshtarët atë e emërojnë si shembull se edhe përtej ferrit ekzistues, ka edhe një ferr tjetër, madje akoma më i thellë dhe akoma më i nxehtë! Aq më shumë – thonë kundërshtarët – kur vet Tramp brenda 24 orë fitoj disa miliarda dollar nga asgjë nga kriptovaluta që ai vet promovoj, në situatën kur afro 50 milion amerikan nuk kanë as sigurimin shëndetësor, kur mbi një million janë të pastrehë dhe mbi 15 milion emigrantë që dridhen nga ajo se në çdo çast dikush do mund t’i burgos në rrugë për t’i deportuar në shtetin e tyre.
Por, për presidentin Tramp kjo është vetëm një rutinë nga koncepti i tij për shtetin ideal amerikan. Këto ditë, Tramp iu drejtua Forumit Ekonomik në Davos, ku pat potencuar se tanimë ka filluar “Era e Artë e Amerikës”! Ai u fokusua në armën kryesore protekcioniste, në formë të luftës doganore, që ndokujt i duket “vet kundër të gjithëve”. Shumë ekspert janë të mendimit se doganat bëjnë dëm të dyfishtë, pra edhe atij që i ka vënë ato, edhe botës në tërësi. Cehun nga to më së shumti e paguan çdo qytetar i botës, pra pjesa dërrmuse e popullatës në planet, e cila gjithnjë po varfërohet, derisa një grusht personash pasurohen në nivel të shteteve mesatare. Kjo pa dilemë se do i dëmton shumë segmente të jetë sociale, arsimore, kulturore. Kritikuesit e pasurimit pa masë të individit janë të mendimit se bota po shkon drejt faraonizmit dhe skllavërimit modern!
Fakt se te demokracitë e reja po shfaqet plutokracia e pakontrolluar, ku sundojnë oligarkë shpesh pa asnjë kufizim. Ata kanë edhe satelitë të tyre dhe tani duan edhe planetët e tyre, kurse këtu në tokë ata lypin të kenë edhe popujt, shtetet dhe detërat e tyre. Në fakt dogana vendosin, jo të fortit por ata të dobëtit sepse ata kanë nevojë për mbrojtje nga fuqitë e mëdha ekonomike. Pra, këta ekspertë janë të mendimit se tani kemi të bëjmë me njëfarë ballkanizimi të marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërkombëtare.
Tramp ka paralajmëruar se për 4 vjet do të investoj 500 miliardë dollarë për të ndërtuar një qendër të inteligjencës artificiale me mbështetjen e investitorëve nga Abu Dhabi dhe Japonia, duke krijuar 100,000 vende të reja pune. Po, Ilon Mask, dora e tij e djathtë, e kritikoi atë si joreale. Tramp, potencoj se ndikimi i kompanive të fuqishme amerikane dukshëm do të forcohet, sepse inteligjenca artificiale, e cila do të konsumojë një sasi të madhe energjie, është hapi tjetër drejtë një qeverisje të botës. Dhe kjo është arsyeja pse flitet për rritjen e prodhimit të naftës, e cila do jetë ekologjike. Ai fokusohet në tre segmente kryesore – inovacioni teknologjik, energjia dhe produkti i ri. Nuk ishte e rastit që mes dekreteve të shumta që Tramp firmosi, por edhe shfuqizoi, ishte krijimi i modeleve të reja teknologjike dhe i produkteve të reja të tregut. Kjo pa dilemë se do i dobësojë kompanitë e vogla dhe të mesme dhe do të çojë në përqendrim edhe më të madh të kapitalit dhe pushtetit në një segment më tejet të vogël të shoqërisë, gjë që do të çonte në shtresim të rrezikshëm shoqërisë. Kurse, BE-ja është jashtë kësaj loje dhe nuk ka një sistem adekuat politik për t’iu kundërvënë.
Tramp tha në Davos se përgatitjet për bisedimet për Ukrainën janë duke u zhvilluar, megjithëse ai nuk tha se çfarë saktësisht po bëhet aktualisht. Ai shprehu dëshirën e tij për t’u takuar së shpejti me Putinin, por kërcënoi gjithashtu me sanksione shtesë. Së pari, SHBA do të ulë çmimin e naftës dhe burimeve të tjera të energjisë, gjë që do të dobësonte shtyllën kryesore financiare të eksportit të Rusisë në tregun botëror. Por, si zakonisht, takime joformale për Ukrainën në nivel të ultë po mbahen në Oman dhe Bahrein. Përndryshe, SHBA fare lehtë mund të miratojë edhe avionë F-16 për Ukrainën. Ky është një kërcënim tejet i ashpër ndaj Rusisë. Pra, ka bisedime, por jo negociata. Problemi tani është se ku do mund të takohen Tramp e Putin, sepse ka një urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Së dyti, Rusia ka një pozicion shumë të favorshëm negociues në krahasim me Ukrainën, e cila nuk kontrollon rreth 20% të territorit të saj. Por, BE-ja është më e interesuar për Ukrainën sesa për Kanalin e Panamasë, kurse te SHBA është e kundërta. Kurse mes tyre qëndron dëshira e flaktë e Tramp për “Çmimi Nobel për Paqen”.
SHBA doli nga Marrëveshja e Parisit për Luftën Kundër Ndryshimeve Klimatike, me qellim të përdorimit të energjenseve fosile, por me metodologji të re ekologjike. Ajo doli edhe nga OECD për shkak të doganave. Doli edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sepse paguan shumëfish më shumë se Kina që ka 1.5 miliard banorë. Tani i këërcnohet edhe OBT-së. Neser ndoshta edhe NATO-s ku lyp 5% nga GDP, e cila Evropës do i shkaktonte inflacion akoma më të lartë.
Arabia Saudite fuqi botërore?!
SHBA, me Tramp-in si duket do të heq dorë nga partneriteti evropian, duke synua alternative të reja. Me gjasa në plan është fuqizimi i aksit zhvillimor SHBA – Arabi Saudite, që do të kalonte përmes Italisë, Shqipërisë, Turqisë dhe Izraelit, duke krijuar një pikëlidhje në tri kontinente (Azi, Europë, Afrikë). Personalisht Tramp paralajmëroj investimin saudit në SHBA nga bisedimet me personin më të fuqishëm në Lindjen e Mesme trashëgimtarin e tronit saudit Mohammed bin Salman për investim në SHBA në vlerë prej së paku 600 miliardë dollarë, si blerje aksionesh në shumë startupe të silikonit në SHBA, që lidhet me projektet e inteligjencës artificiale. Si duket ky është vetëm fillimi i një projekti të ri botëror. Planifikohet që bashkëpunimi mes SHBA dhe Arabisë Saudite të tejkalon vlerën prej disa trillion dollarë, me qëllim që t’i bëj ballë ekspansionit ekonomik kinez në botë, në rend të parë përmes projektit të saj gjigant “Roud and Bellt”. Kjo dukshëm do të dobësonte edhe rolin e Iranit dhe Rusisë në botë.
Me ardhjen e Tramp-it FIAT-i Italian paralajmëroj transferimin e prodhimit në SHBA, ku në bashkëpunim me shumë kompani do prodhonte modelet më popullore për konkurrencë serioze prodhimeve të automobilave elektrikë kinez. Madje, pritet që atje të prodhohen edhe karburante fosile që nuk do ndotin mjedisin jetësor.
Arabia Saudite është tepër e interesuar për një aleancë ushtarake me SHBA, që do i garantonte asaj siguri e qetësi në Gjirin Persik (veçanërisht në kontrollin mbi Ngushticës së Hormuzit) në raport me Iranin. Njëherit, do pastronte Hutët e Jemenit në perëndim dhe do vendoste paqe afatgjate mes Izraelit dhe Palestinës. Kjo aleancë me SHBA, asaj do i mundësonte kontrollin mbi lundrimin në Ngushticën Bab al Mandab, Detin e Kuq dhe Kanalin e Suezit (ku Hutët e Jemenit bëjnë shumë problem). Njëherit parashihet që përreth bregut të Detit të Kuq, Sauditët dhe aleatët e saj të investojnë shumë miliarda dollar për zhvillim të turizmit modern 12 muajsh në Detin e Kuq.
Arabia Saudite planifikon brenda tri vitesh të instalojnë rrjetin hekurudhor me trena mbi 400 km/h, madje edhe deri në 1000 km/h. Pra, parashihet që Arabia Saudite të bëhet fuqia kryesore në gjithë botën islame. Kjo do ta forconte dukshëm aleanca që tani krijohet mes Arabisë Saudite në një anë si lidere e vendeve islamike dhe Turqisë, Egjiptit dhe Indonezisë. Këtu rol do kenë edhe Italia e Shqipëria me shumë investime në kuadër të grupit të përmendur. Madje Shqipëria do ishte një transit mes shteteve të BE-së dhe aleancës së re. Investimet në Durrës dhe Sezan ku do investojë dhëndri I Tramp-it Kushner, janë investimet e para të një projekti të ardhshëm marramendës mes shteteve të përmendura.
Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.