Një 41 vjeçar nga Tetova ndërroi jetë në plazhin e Shkëmbit të Kavajës në Durrës

Një shtetas 41 vjeçar i Maqedonisë së Veriut ka ndërruar jetë dje në plazhin e Shkëmbit të Kavajës në Durrës. Bëhet fjalë për Agron Saliu nga fshati Odër, Tetovë, transmeton Portalb.mk.

Mediat lokale raportojnë se ambulanca është vonuar shumë për t’i dhënë ndihmë.

Autoritetet kompetente të të dyja vendeve ndërkohë nuk kanë dalë ende me informacione të detajuara.

Lajmin për ikjen e papritur të tij e bënë të ditur miqtë të tij në rrjetin social Facebook.

Agron Saliu ishte punonjës në Gjykatën Themelore të Tetovës. Ai la pas bashkëshorten dhe dy vajza.

Ceremonia e varrimit u bë sot në Tetovë te varrezat e qytetit.