Ngordhi një majmun në kopshtin zoologjik të Shkupit

Kopshti Zoologjik i Shkupit njoftoi sot në faqen e tyre në Facebook se një majmun femër siamang ka ngordhur. Shkaqet e sakta të ngordhjes nuk dihen për momentin, transmeton Portalb.mk.

“Do t’i shpallim shkaqet sapo të marrim rezultatet zyrtare të autopsisë. Ne mohojmë spekulimet se ishte shtatzënë në kohën e vdekjes”, thuhet në postimin në Facebook.

Kafshët në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, siç siguron Kopshti Zoologjik, morën trajtim veterinar sapo u shfaq ndonjë simptomë ose alarm i parë se mund të jenë të sëmurë ose të kenë ndonjë lloj dëmtimi.

“Mirëqenia e tyre monitorohet vazhdimisht nga punonjësit e Kopshtit Zoologjik të Shkupit, dhe falë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, ne kemi qasje në trajtimin, diagnostikimin dhe trajtimin më modern të kafshëve. Fatkeqësisht, si me njerëzit, ashtu edhe me kafshët, nuk mund të përballojmë gjithmonë disa sëmundje, megjithëse janë marrë të gjitha masat e mundshme shëndetësore”, thuhet në informacion.

Paraprakisht, në prill të këtij viti, dy lama dhe një jaguar ngordhën në Kopshtin Zoologjik. Në shkurt, ngordhën delet berbere.