“NEWBORN” me pamje të re, 5000 emblema të UÇK-së iu vendosën në Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Monumentit të Pavarësisë NEWBORN i janë vendosur 5000 emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Platforma “Liria ka emër” ka njoftuar se kjo është bërë si shenjë mesazhi për kundër Gjykatës Speciale, transmeton Koha.net.
“Pas ‘burgosjes’ simbolike me rrethoja hekuri dhe mbishkrimit ‘Kosova e burgosur!’, këtë mëngjes atij iu vendosën edhe 5000 emblema magnetike të UÇK-së. Aktivistët e platformës ‘Liria ka emër’, të cilët mbrëmë e rrethuan monumentin me hekura metalike, duke e kthyer në një imazh burgu, sot e kanë mbushur atë me emblema të UÇK-së”, thuhet në njoftim.
Eliza Hoxha nga platforma “Liria ka emër”, ka thënë se ky reagim qytetar është ndaj padrejtësisë së Gjykatës Speciale, që ka thënë se e konsiderojnë tendencë për rishkrimin e historisë dhe cenim të luftës për liri dhe të themeleve të shtetit.
Ngjyrosja është bërë me motive të ndryshme, por tashmë të shkronja “R” vërehet një simbolikë domethënëse: ajo e ngjitjes me ar të gjërave të thyera. Në njëfarë forme plagët bëhen të arta. Puna për traditën e transformimit në pamje e në porosi të monumentit të inauguruar në Ditën e Pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008 ka nisur tash e disa ditë. Autori i veprës, artisti Fisnik Ismaili, ka ndarë me publikun pikërisht shkronjën “R”. “Kintsugi – arti japonez i ngjitjes me ar të gjërave të thyera, që i bën edhe më të forta, edhe më me vlerë”, ka shkruar Ismaili në rrjete sociale.
“Kintsugi – arti japonez i ngjitjes me ar të gjërave të thyera, që i bën edhe më të forta, edhe më me vlerë”, ka shkruar Ismaili në rrjete sociale. Shkronjat e tjera sillen rreth kësaj teme, por janë të ilustruara me figura të ndryshme. Kurse sa i përket artit të njohur si “Kintsugi” legjenda thotë se arti filloi në shekullin XV kur shoguni japonez Ashikaga Yoshimasa, dërgoi një tas çaji të thyer për riparim dhe nuk i pëlqeu mënyra e zakonshme e rregullimit. Artizanët japonezë krijuan një metodë më estetike sipas tyre dhe kësisoj u lind “Kintsugi”. Zbërthimet për këtë mënyrë të shërimit të plagëve janë të shumta.