Nesër në Prishtinë, pasnesër në Shkup, do të vjen ministri shqiptar i punëve të jashtme

Ministri për punë të jashtme në Shqipëri, Igli Hasani, nesër do të vizitojë Republikës së Kosovës, ndërsa pasnesër pritet të vazhdojë në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Në pikën kufitare të Morinës, me miken dhe homologen Donika Gërvalla – Schwarz, në nisje të turit 3 ditor në rajon. Ndalesa e parë #Kosova për të vijuar me Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi”, ka njoftuar ministri Hasani.

Vizitën e tij e ka paralajmëruar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ata pritet në ora 10:25 të takohen.

Përveç nga presidentja Osmani, ai nesër do të pritet edhe nga homologia Donika Gervalla, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Vizitat e tij do të vazhdojnë në Shkup, ku do të takohet me liderët e partive politike shqiptare, pushtetarët shqiptar dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevskin dhe kryeparlamentarin Talat Xhaferin.

Vizitat e tij do të përmbyllen në Malin e Zi, ku do të takohet me pushtetarët shqiptar, përfaqësuesit e partive shqipëtare, si dhe me presidentin e Malin të ZI, Jakov Milatovic.