Nesër do të vazhdojë debati rreth amendamenteve për rebalancin e buxhetit, sot u refuzuan disa amendamente

Komisioni parlamentar për Financim dhe Buxhet e filloi sot pasdite debatin rreth amendamentit për ribalancin e Buxhetit të vitit 2026. Janë shqyrtuar një sërë amendamentesh të paraqitura nga BDI, LSDM dhe E Majta, raporton MIA. Debati mbi amendamentet vazhdon nesër në orën 11:30.

Me një pjesë prej tyre u kërkua rritje të fondeve në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve, ndërsa disa kërkuan rritje të fondeve për pagat e të punësuarve në administratën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe për pjesëtarët e Armatës, si dhe rritje të granteve bllok për komunat të destinuara për brigadat e zjarrfikësve.

Amendamentet për rritjen e mjeteve financiare për pagat e të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatës u refuzuan me arsyetimin se janë siguruar fonde për pagesën e pagave në përputhje me marrëveshjet ekzistuese kolektive dhe se janë duke u zhvilluar diskutime me sindikatat përfaqësuese për marrëveshje të reja kolektive.

Me amendamente, E Majta kërkoi rritje të mjeteve financiare për ndërtimin e objekteve për Armatën dhe për themelimin e një qendre sigurie malore.

Ndryshe, shqyrtimi i amendamenteve për rebalancin e Buxhetit filloi sot (7 korrik) në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Para anëtarëve të Komisionit janë paraqitur gjithsej 224 amendamente: 87 nga BDI, 78 nga LSDM, 51 nga Levica dhe 8 nga koalicioni VLEN.

Ministrat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut më 23 qershor e ka miratuar rebalancin e buxhetit të shtetit, duke rishpërndarë mjete për disa projekte kapitale.