Ministria sqaroi nëse nxënësit do të duhet të çregjistrohen nga shkollat aktuale për t’u regjistruar te Shkolla Policore
Nxënësit e Maqedonisë së Veriut prej këtë vit do të kenë mundësi të regjistrohen në Shkollën e Mesme për Policë, ndërsa gjatë regjistrimit nuk është nevoja të çregjistrohen menjëherë nga shkollat ku kanë ndjekur mësimet gjatë vitit 2025/2026, transmeton Portalb.mk.
“I informojmë nxënësit që duan të aplikojnë në thirrjen publike për pranim në Shkollën e Mesme Policore, dokumentet e nevojshme t’i dorëzojnë në origjinal ose kopje të verifikuara nga notari”, raportoi Policia.
Policia sqaroi që nxënësit që do të aplikojnë për regjistrim, nuk duhet paraprakisht të çregjistrohen nga shkollat e mesme ku e kanë ndjekur vitin e parë dhe të dytë në vitin shkollor 2025/2026.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut në muajin korrik e ka shpallur konkursin për pranimin e 200 nxënësve në Shkollën e re të Mesme Policore për vitin shkollor 2026/2027, duke rikthyer arsimin policor pas 26 viteve.
Më shumë detaje rreth kokursit gjeni KËTU.
- LEXO: Pas 26 vitesh rikthehet arsimi i mesëm policor, MPB hapi konkurs për 200 nxënës
- LEXO: Kuvendi i RMV-së e miratoi Ligjin për Shkollën e Mesme Policore, ja si do të funksionojë