Nesër do të luhet finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut

Dy ekipet e Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut do të përballen nesër në Finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut, në një nga garat që siguron pjesëmarrje në garat evropiane, transmeton Portalb.mk.

“Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup, takohen Makedonija Gjorçe Petrov dhe Struga Trim Lum. Makedonija GJP  janë mbrojtësit aktual të trofeut, dhe Struga Trim Lum janë kampionët e rinj të kampionatit”, paralajmërojnë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë.

Përkujtojmë që kjo është finalja e pestë për Makedonija Gjorçe Petrovin, duke arritur të fiton dy herë, kurse Struga Trim&Lum për herë të parë kualifikohet në finale.

Struganët këtë vit për herë të parë u shpallën kampion në Ligën e Parë, dhe kjo i mundëson që të marrë pjesë në kualifikimet për Ligen e Kampionëve, ndërsa Makedonija Gjorçe Petrov përmes Kupës do të mund të marrë pjesë në kualifikimet për Ligën e Konferencave.

Ndeshja do të fillon në ora 17:00.