Dy provimet e jashtme të njohura edhe si provimet eksterne në afatin e provimeve të gushtit të maturës shtetërore do të zhvillohen më 12 dhe 14 gusht, transmeton Portalb.mk.
Nesër (12 gusht) do të ketë testime në gjuhën amtare (maqedonisht, shqip, turqisht, serbisht) dhe letërsi.
Dy ditë më vonë (14 gusht) do të jetë provimi i jashtëm zgjedhor (matematikë, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rusisht, italisht, filozofi, estetikë).
Sipas të dhënave nga Qendra Shtetërore e Provimeve (QSHP), gjithsej 1,118 nxënës janë regjistruar për dy ditët e provimeve.
Nga këta, 352 do të japin provimin e gjuhës maqedonase, 225 – gjuhën shqipe dhe 9- gjuhën turke.
779 do të japin provimin e anglishtes, 1 nxënës do të japë provimin e gjuhës frënge, 2 – gjuhën gjermane, 27 – matematikën dhe 1 maturant është regjistruar për të dhënë provimin e estetikës.
Pesë ditë më parë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Shërbimi Shtetëror Arsimor shpallën rezultatet e provimit shtetëror të maturës të zhvilluar në qershor, të cilat janë më të mira se vitin e kaluar shkollor. Rezultati mesatar i suksesit nga dhënia e dy provimeve të jashtme në semestrin e qershorit është 3.69 dhe është më i lartë se vitin e kaluar kur rezultati mesatar ishte 3.26.
- Ndryshe, këtë vit provimin shtetëror të maturës e morën mbi 15 mijë nxënës. Nxënësit që nuk arritën të kalojnë me sukses provimin në afatin e qershorit, do të mund të hyjnë në afatin e gushtit.
- LEXO: RMV, 3.69 është nota mesatare nga matura shtetërore në afatin e qershorit
- LEXO: Në klasë të shkëlqyer, në testim të dështuar: Çfarë nuk funksionon me maturën shtetërore në RMV?