Në tragjedinë e Koçanit jetën e humbën dhe anëtarët e grupit muzikor DNK
Anëtarët e grupit muzikor DNK, Andrej Gjorgievski, Gjorgi Gjorgiev, Sara Projkovska dhe Filip Stefanovski si dhe fotografi i grupit Aleksandar Efremov humbën jetën në tragjedinë e mbrëmshme në zjarrin që kaploi diskotekën Pulse në Koçan, transmeton Portalb.mk.
Lajmin e bënë të ditur anëtarë të grupit DNK të cilët publikuan fotografitë e anëtarëve të tyre.
Dy prej anëtarëve iu nënshtruan plagëve në orët e pasdites. Anëtarë të grupit si dhe shokët e të ndjerëve, përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale, i dhanë lamtumirën miqve të tyre.
Në këtë ngjarje tragjike jetën humbi edhe futbollisti i Klubit Shkupi, Andrej Llazarov.
Në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e 16 marsit në diskotekën ‘Pulse’ në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë vdekur ndërsa mbi 150 janë plagosur. Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat janë të rinj nga mosha 14 deri në 25 vjeç. Një ekip prej gjashtë prokurorësh ka filluar hetimet. Ka 20 të dyshuar, dhe një pjesë nga të janë arrestuar. Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe nga vendet fqinje dhe BE-ja.
LEXO MË SHUMË NË: