Në një shkollë të Shkupit janë gjetur fatura të paregjistruara, të panënshkruara dhe probleme tjera me financat, konstatoi Revizioni

Enti Shtetëror i Revizioni në hulumtimin e funksionimit të Shkollës Fillore Komunale “Luben Llape” në Aerodrom, ka konstatuar disa parregullsi, duke shpreh edhe mendim të pavolitshëm për vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare, transmeton Portalb.mk.

“Fatura të pa lëshuara dhe të paevidentuara në kontabilitet sipas kontratave për qira; faturat e lëshuara nuk i përmbajnë elementet e nevojshme, nuk kanë nënshkrim dhe nuk janë verifikuar në arkiv dhe paraqitja joreale dhe jo objektive e kërkesave nga blerësit dhe nuk është kryer regjistrimi i kërkesave”, janë disa nga problemet e konstatuara nga Revizioni.

Një nga rekomandimet e Revizionit është të përgatiten në kohë faturat në bazë të qirasë me përcaktimin e shumës së faturuar.

“Sistemi i kontrolleve të brendshme nuk është vendosur; dobësi në punën e zyrës dhe arkivit; evidentimi joadekuat i kontabilitetit të detyrimeve kundër furnizuesve dhe regjistrimi i mjeteve dhe detyrimeve është jo i plotë dhe është kryer në mënyrë joadekuate”, janë disa probleme tjera që i ka regjistruar Revizioni.

Rekomandim tjetër i Revizioni është nevoja që të punësohet numri i nevojshëm i njerëzve dhe të miratohen procedurat për vendosjen e një sistemi të kontrollit të brendshëm.