Në Maqedoninë e Veriut çdo ditë e më shumë qytetarët shfrytëzojnë shërbimet digjitale për pagesë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut çdo ditë e më shumë janë duke shfrytëzuar shërbimet digjitale për kryerjen e pagesave, transmeton Portalb.mk.

“Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, pagesat elektronike me kanë shënuar rritje për 9 përqind në numër, ndërsa rritje për 20.9 përqind në vlerë”, njoftoi Banka Popullore, duke theksuar rritjen e pagesave përmes kanaleve digjitale.

Duke shfrytëzuar aplikacione mobile janë kryer pagesat përmes kanaleve digjitale, si një mënyrë për pagesa më të shpejta.

“U rri edhe shfrytëzimi i kartelave pagesore. Numri i pagesave me kartela është rrit për 8.4 përqind, ndërsa për 11.4 përqind në bazë të vlerës”, sqaroi Banka, duke theksuar rritjen e pagesave gjatë blerjeve online (14 %) dhe rritjen e pagesave në dyqane për 7.9 përqind.