Në dy qytete të tjera po përgatitet futja e sistemit “Qyteti i Sigurt”, kur do të fillojnë punët?
Sistemi i mbikëqyrjes i quajtur “Qytet i Sigurt” do të futet së shpejti në Ohër dhe Strugë, i cili do të përfshijë instalimin e gjithsej 40 kamerave të trafikut. Qëllimi i këtij projekti është rritja e disiplinës së trafikut dhe zbulimi i shkeljeve në kohë reale, gjë që pritet të përmirësojë sigurinë rrugore, veçanërisht gjatë sezonit turistik veror, transmeton Portalb.mk.
Aktualisht, katër kamera janë instaluar tashmë në seksionin e autostradës Ohër-Kërçovë, në seksionet midis fshatrave Gorenci dhe Trebenishtë, si dhe Botun dhe Novo Sellë. Edhe pse pajisjet janë instaluar fizikisht, ato ende nuk po sanksionojnë, pasi janë në fazën përfundimtare të inspektimit teknik dhe testimit, i cili tashmë ka përfunduar.
Sipas njoftimeve nga autoritetet, kamerat dhe teknologjia e re do të fillojnë të funksionojnë para fillimit të sezonit turistik veror, i cili pritet të përmirësojë ndjeshëm sigurinë dhe të zvogëlojë shkeljet e trafikut.
Sistemi ‘Qyteti i Sigurt’ ka hyrë në fuqi që nga data 1 shkurt, në fazën e parë realizohet në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Korridoret 8 dhe 10. Kamerat e sistemit kapin automatikisht shkeljet në trafik dhe menjëherë lëshohen gjobat.
Të gjitha detajet për atë se si funksionin ky sistem mund t’i gjeni në storjen në vijim: