Ndryshuan çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut kanë ndryshuar çmimet e derivateve të naftës, çmime që do të hyjnë në fuqi prej mesnatës, transmeton Portalb.mk.

“Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI I(EL-1) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) do të rritet për 2,00 den/l dhe do të jetë 78,50 den/l”, njoftoi Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE).

Komisioni sqaroi që këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 3.2.2024, ashtu që çmimi i benzinës BS – 95 do të jetë 79.5 den/l, benzina BS – 98 do të jetë 81.5 den/l, eurodizeli 78.5 den, vaji për djegie 76 denarë, ndërsa mazuti M-1 SU do të jetë 41.439 denarë.

“Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar”, njoftoi Komisioni.