Ndryshimet e Ligjit për subvencionimin e shujtave studentore para deputetëve, studentët kërkuan të votohen ndryshimet

Ndryshimet e Ligjit për subvencionimin e shujtave studentore do të gjendet në rendin e ditës në seancën e sotme në Kuvend. Kuvendi studentor universitar (KSU) në Universitetin “Kirili dhe Metodi” në Shkup, sot ka kërkuar nga deputetët të votojnë ndryshimet ligjore, raportoi Portalb.mk.

Në ndryshimet e propozuara nga një grup i deputetëve, është planifikuar ndryshimi i kushteve ku planifikohet subvencionimi i shujtave ushqimore. Përveç studentëve të rregullt të regjistruar në studime deridiplomike, propozohet që kjo e drejtë të jetë edhe për studentët e regjistruar në ciklin e dytë, në studimet e integruara në universitetet shtetërore e private në Maqedoni. Ky nen i Ligjit për ushqimin e subvencionuar të studentëve tani propozohet të lexohet:

“Përfitues të ushqimit të subvencionuar të studentëve janë studentët e rregullt të regjistruar në ciklin e parë, gjegjësisht ciklin e dytë të studimeve, si dhe në studimet e integruara në universitetet shtetërore dhe private në Republikë, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe që nuk kanë të ardhura mujore më të larta se paga aktuale në Republikën për asnjë bazë neto”.

Ndryshe, studentët e Maqedonisë së Veriut çdo muaj mund të aplikojnë në pesë ditët e para për subvencionimin e shujtave studentore. Kriteret për marrjen e këtij subvencioni janë paraqitur KËTU.