Ndalim i ligjërimit dhe masa tjera sigurie për profesoreshën që u kap duke shitur nota, propozoi Prokuroria

Profesoresha e dyshuar për shitjen e notave nuk duhet të ligjëron, ndërkohë duhet të merren edhe disa masa tjera sigurie, propozoi Prokuroria Themelore Publike në Shtip. , transmeton Portalb.mk.

“Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një banori 38-vjeçar të Koçanit, i dyshuar për vepër penale – Marrje ryshfeti sipas nenit 357, paragrafi 6, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal”, raportoi Prokuroria, duke kërkuar nga gjykata që profesoreshës t’i merret pasaporta, e drejta e ligjërimit dhe të mos ketë kontakt me studentët.

Profesoresha docente 38 vjeçare në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, dyshohet se ka kërkuar ryshfet për dhënien e notës. Ajo kishte kërkuar 300 euro për të dhënë një notë kaluese (6) në indeks.

Një profesor në Universitetin Goce Dellçev në Shtip është arrestuar në fund të muajit qershor nën dyshimin se ka kërkuar dhe marrë ryshfet nga një student për ta mundësuar kalimin e një provimi. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), 39-vjeçarja banore e Shtipit T. A. më 22 qershor i kërkoi një studenti 300 euro për të kaluar një provim.

MPB-ja tha se janë marrë masa në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike të Shtipit dhe K. B.-së i janë dorëzuar tre kartëmonedha të përpunuara në mënyrë krim-teknike nga 100 euro. Profesoresha i ndaluar menjëherë pas marrjes së parave. Ajo është ndaluar në stacionin policor dhe paratë janë konfiskuar.