Ali Ahmeti ende jeton në kohën e më shumë se 20 viteve më parë. Kështu përgjigjet ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryetari i VMRO-DPMNE-së ndaj kushteve të BDI-së për futjen e metodës së votimit Badenter në zgjedhjen e Qeverisë, por edhe në vendimmarrjen në Gjykatën Kushtetuese, transmeton Portalb.mk.
Këto janë kushtet që BDI vendosi si çelës për pjesëmarrjen e tyre në një qeveri të ardhshme. Pas humbjes në zgjedhjet lokale, kreu i partisë Ahmeti ruajti pozicionin udhëheqës në parti, kështu që me ndryshimet e fundit të bëra këtë fundjavë, siç njoftoi vetë ai, filloi të ndërtojë pozicionet e reja të partisë.
Por në VMRO-DPMNE janë të mendimit se këto politika nuk janë të pranueshme. Zëvendëskryetari i partisë në 360 gradë thotë se me këtë qasje të Ahmetit, partia e tij do të jetë në opozitë për një kohë të gjatë.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti më 22 dhjetor zhvilloi brifing, në të cilin foli për disa çështje, si Badenterin dhe pakënaqësitë pas Kongresit të pestë të partisë. Ai tha se zgjedhja e qeverisë dhe mbrojtja e ligjeve me shumicë të Badenterit do të jenë kusht për çdo pjesëmarrje eventuale të BDI-së në pushtet.
Sa i përket kongresit, Ahmeti theksoi se partia që ai drejton ka hyrë në një fazë të re reformimi të thellë pas Kongresit të Pestë, duke theksuar se 82 përqind e strukturës së re udhëheqëse përbëhet nga anëtarë që më parë nuk kanë qenë pjesë e organeve drejtuese. Lidhur me pakënaqësitë ai tha nuk bëhet fjalë për pakënaqësi të mëdha por vetëm për disa persona dhe madje shtoi se edhe se Abdyselam Selami i ka kërkuar falje dhe mbetet i rreshtuar në BDI