Mickoski i publikoi emrat e bartësve të listave të deputetëve

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i konfirmoi emrat e bartësve të listave të deputetëve. Listën në njësinë e parë zgjedhore do ta udhëheq Mickoski, në të dytën bartës do të jetë Vllado Misajllovski, në të tretën Dragan Kovaçki, në të katërtën Aleksandar Nikolloski, në të gjashtën Dafina Stojanoska. Për njësinë e pestë zgjedhore ende nuk është definuar emri i bartësit të listës, njofton Portalb.mk.

Mickoski deklaroi se do të zhvillojnë fushatë pozitive e cila do të orientohet në ofrimin e zgjidhjeve për problemet e qytetarëve.

“E shoh se fushata e zezë e LSDM-së dhe atyre të cilët orbitrojnë rreth LSDM-së nuk është e orientuar as drejt VMRO-DPMNE-së, ose dikujt tjetër, por drejtpërdrejtë ndaj meje. Unë do t’i porosis që vetëm le të vazhdojnë le të merren me Hristijan Mickoskin, ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë qytetarëve atë e cila për ta është e nevojshme, ndërsa ato janë zgjidhje të cilat do të thonë ardhmëri, zgjidhje të cilat do t’u japin përgjigje problemeve me të cilët qytetarët në administratë, standardi, gjendja e dobët ekonomike, luftën me krimin dhe korrupsionin, qeverisjen e të drejtës, problemet me të cilat ballafaqohen pensionistët, bujqit, të rinjtë, arsimi, shëndetësia”, tha Mickoski.

Afati për analiza brendapartiake skadon më 2 prill në mesnatë, deri kur listat a kandidatëve duhet të dorëzohen deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

LSDM-ja ende nuk i ka publikuar emrat e bartësve të listave të deputetëve.

Kujtojmë se raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare do të mbahet më 8 maj, së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj. Fushata për zgjedhjet presidenciale do të fillojë më 4 prill dhe zgjat deri më 22 prill, kur edhe fillon heshtja që zgjat deri më 24 prill.