Mexhiti: Qendra Klinike e Shkupit do të ketë një drejtor të përgjithshëm

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti pret që prej janarit të vitit 2024 Qendra Klinike e Shkupit “Nënë Tereza” të funksionojë me një drejtor të përgjithshëm. Ai në një deklaratë për media theksoi se kjo do të thotë se do të shfuqizohet posti i drejtorëve organizativ, gjegjësisht ekonomik, njofton Portalb.mk.

“Njëherë e përgjithmonë dua që të vendosen punët ashtu siç duhet në Qendrën Klinike, që të funksionojë me lehtë, në mënyrë më adekuate dhe më efektive. Pas vitit të ri pritet që të fillojë të funksionojë një Qendër Klinike me një drejtor të përgjithshëm, ose, si do të jenë modalitetet për atë do të merremi vesh. Qëllimi është që pacientët të fitojnë shërbim më të mirë shëndetësor, ndërkaq punëtorët shëndetësor të funksionojnë më lehtë”, tha Mexhiti.

Ndryshe, Qendra Klinike vazhdon të ketë dy drejtorë, e cila është treguar joefikase në aspektin e burokracisë, por edhe shpenzimeve.