Mexhiti, Besa dhe Alternativa synojnë formimin e “frontit opozitar”

Pas njoftimit të Izet Mexhitit se me formimin e Lëvizjes së Re do të punojnë në formimin e frontit opozitar shqiptar, kanë filluar edhe aktivitetet fillestare për bashkëpunim me Lëvizjen BESA dhe Alternativën, raporton Alsat.

Deputeti i Fadil Zendeli thotë se ka shumë hapësirë për krijimin e frontit opozitar shqiptar, i cili di ti bënte ballë të gjitha skandaleve si dhe dyshimeve aktuale për punë joligjore të pushtetit.

Deputeti i Alternativës, Hysni Ismaili thekson se ka pasur takim fillestar mes kryetarëve të partive opozitare dhe Izet Mexhitit dhe shton se për momentin po bëhet konsolidimi i parimeve dhe rrugëtimit që do të ndjekin së bashku.

Ndryshe, aktivitetet për themelimin e subjektit të ri politik në Maqedoninë e Veriut i filloi Izet Mexhiti në hapësirat e Komunës së Çairit. Aty ai ishte i shoqëruar ndër të tjera edhe nga deputeti Kastriot Rexhepi, deputetja Merita Koxhaxhiku, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, dhe personalitet tjera.

Pas mbledhjes së mbajtur rreth gjysmë ore, nismëtarët për themelimin e lëvizjes së re, paralajmëruan që më 13 gusht do të themelohet kjo parti, duke mos specifikuar emrin e nismës.